Franca përballet me vapë ekstreme, temperaturat shkojnë drejt 35°C

25 Maj 2026 | 14:01

Një valë e paparë nxehtësie po godet Francën, ku ditën e djeshme u regjistruan temperatura rekord për muajin maj, ndërsa u raportua një vdekje gjatë një gare rrugore në Paris.

Një pjesëmarrës në një garë vrapimi në kryeqytetin francez ka vdekur dhe rreth dhjetë vrapues në një garë tjetër në një periferi të Parisit u dërguan me urgjencë në spital, tha departamenti i zjarrfikësve.

Sipas shërbimit meteorologjik francez Météo-France, në Paris temperatura tejkaloi 30° Celsius për herë të parë këtë vit të shtunën, duke arritur në 31.9° Celsius.

Kjo “valë e hershme dhe e dukshme e nxehtësisë”, sipas Météo-France, është për shkak të një “kupole termike” mbi Francën , një zonë me presion të lartë që bllokon ajrin e ngrohtë nga Afrika e Veriut. Pritet që ajo të intensifikohet më tej sot.

Një total prej 13 rajonesh në Francën perëndimore janë vënë në alarm të verdhë për valë të nxehti , niveli i parë i alarmit, për herë të parë për muajin maj që nga viti 2004, kur u krijua ky sistem.

Temperaturat gjatë ditës së djeshme në shumë zona kanë tejkaluar 30 gradë Celsius.

Sipas të dhënave paraprake nga Météo-France, rekordet për muajin maj u thyen të dielën në të paktën dhjetë stacione meteorologjike, përfshirë atë në Brest në Francën perëndimore, ku zhiva arriti në 29.8°C, duke thyer rekordin e vendosur në maj 2017. Temperaturat pritet të arrijnë 35°C në Francën perëndimore sot.

Siç theksoi Météo-France, kjo valë e hershme e nxehtësisë “do të jetë afatgjatë” dhe mund të vazhdojë të paktën deri në fillim të javës së ardhshme.

Shkencëtarët e klimës paralajmërojnë se valët e përsëritura të të nxehtit janë një shenjë e qartë e ndryshimeve klimatike, të nxitura kryesisht nga djegia e lëndëve djegëse fosile. Këto valë të nxehti pritet të bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026