Faturat nuk paguhen në kohë, borxhet e qeverisë dhe bashkive rriten 1.1 mld lekë
Detyrimet e prapambetura u rriten në 3-mujorin e parë të vitit 2026, pasi kishte zbritur ndjeshëm në fund të vitit të kaluar. Sipas të dhënave borxhet arritën në rreth 6.93 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë më shumë krahasuar me fundvitin 2025.
Sipas Ministrisë së Financave, stoku i detyrimeve të prapambetura të bashkive në mars 2026 rezulton në rreth 3.15 miliardë, me rritje të lehtë krahasuar me fundvitin 2025.
Edhe pse, në korrik të vitit 2025 Ministria e Financave u kërkoi zyrtarisht njësive vendore të hartonin dhe zbatonin një kalendar të detyrueshëm për shlyerjen graduale të detyrimeve të prapambetura, bashkitë nuk arritën të shlyenin detyrimet as në fund të vitit të kaluar dhe as në tremujorin e parë të vitit 2026.
Sipas kërkesës së Ministrisë, bashkitë duhet të merrnin masa për disiplinë më të fortë financiare, të shmangnin krijimin e borxheve të reja dhe të përdornin një pjesë të të ardhurave për shlyerjen e detyrimeve ekzistuese.
Megjithatë, të dhënat e fundit nga Ministria tregojnë se në disa bashki procesi nuk ka dhënë rezultatet e pritshme. Një pjesë e tyre jo vetëm që nuk i kanë ulur detyrimet, por kanë regjistruar edhe rritje të stokut të borxhit deri në mars 2026.
Nga analiza e të dhënave rezulton se pesë bashkitë me nivelin më të lartë të detyrimeve të prapambetura në mars 2026 janë: Kavaja, Pogradeci, Vora, Tirana dhe Dimali.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta