Vrasja e George Floyd, ish-oficeri dënohet me mbi 22 vite burg

25 Qershor 2021 | 22:34

Ish-oficeri amerikan, Derek Chauvin është dënuar me 22 vite e 6 muaj burg për vrasje ne George Floyd. Ish-oficeri i policisë u shpall fajtor për ngjarjen e ndodhur në prill që solli një valë protestash në SHBA dhe mbarë botën kundër racizmit.

Gjyqtari Peter Cahill lexoi një memorandum prej 22 faqesh ku argumentohej dënimi i Chauvin me 270 muaj burg.

Ai tha se kishte dhënë dënim kaq të rëndë për shkak të faktorëve rëndues. Gjyqtari tha se ish-oficeri ka abuzuar me besimin dhe autoritetin”.

Ndonëse gjyqtari foli për dhimbje të madhe për familje ne Floyd ai tha se vendimi është bazuar mbi analizë ligjore dhe nuk bazohet mbi emocionet apo keqardhjen.

Vrasja e George Floyd shkaktoi në të gjithë botën një valë demonstratash kundër racizmit dhe përdorimit të forcës nga policia.

Ngjarja e rëndë erdhi pasi Floyd bleu një paketë cigare në dyqan, shitësi mendoi se kishte përdorur një kartëmonedhë të falsifikuar dhe i telefonoi policisë pasi Floyd refuzoi t’i kthente cigaret.

Kur oficerët e policisë mbërritën, e nxorën nga makina dhe e prangosën. Floyd nisi të bërtiste në momentin që po tentonin ta fusnin në makinën e policisë duke u thënë se ishte klaustrofobia (frikë nga vendet e mbyllura).

Ata e shtrinë përtokë dhe një nga oficerët i vendosi gjurin pas qafe për gati 9 minuta. Gjatë kësaj kohe, Floyd thirri më shumë se 20 herë se nuk arrinte të merrte frymë. Kur mbërriti ambulanca, ia ishte pa ndjenja dhe u deklarua i vdekur një orë më pas.

LEXONI GJITHASHTU:

Aktivistë dhe familjarë të George Floyd marshim në një vjetorin e vdekjes së tij

Avokatët e ish-policit që vrau George Floyd kërkojnë rigjykimin e çështjes

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026