Standardet e BE, Zusi: Merr fund shitja e qumështit në shishe plastike por rritet çmimi

27 Maj 2026 | 22:21

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”,  presidenti i Shoqatës së Eksportuesve Shqiptarë, Alban Zusi, foli për ndikimin që procesi i integrimit në Bashkimin Europian pritet të ketë te bizneset shqiptare, duke paralajmëruar se përshtatja me standardet europiane do të sjellë kosto të larta për prodhuesit vendas dhe konsumatorët.

Ai tha se shumë biznese mund të mos arrijnë të përballojnë standardet e reja të sigurisë ushqimore dhe investimet e kërkuara nga tregu europian. Duke u ndalur te sektori i qumështit dhe prodhuesit e vegjël ai u shpreh se praktika e tregtimit të qumështit në shishe plastike do të marrë fund megjithatë, sipas Zusit, kalimi drejt standardeve europiane rrezikon të sjellë rritje të ndjeshme të çmimeve për konsumatorët shqiptarë.

“Qumësht me shishe plastike nëpër rrugë nuk do të ketë më dhe kjo është një gjë e mrekullueshme. Por problemi tjetër është se shumë qytetarë mund të mos kenë mundësi ta blejnë më qumështin, sepse mund të shkojë 30-40% më shtrenjtë”, u shpreh ai.

Sipas Zusit, integrimi në Bashkimin Europian nuk duhet parë vetëm si proces politik, por si një transformim i thellë ekonomik dhe social që do të prekë çdo hallkë të tregut shqiptar.

“Integrimi në BE nuk është festë. Është drithërimë që do ta ndjejë e gjithë shoqëria shqiptare. Nëse mbyllen ato ndërmarrje, do të kemi njerëz që do të hiqen nga puna. Do të preken edhe fermerët që furnizojnë këto biznese dhe kostot e tyre do të rriten”, deklaroi ai.

“Qeveria duhet të kërkojë urgjentisht fonde që ky transformim të mos mbetet barrë vetëm për bizneset. Nuk mund t’i kërkosh një sektori që për 30 vite është lënë në rrëmujë, që nga sot nesër të bëjë standarde europiane me shpenzimet e veta”, u shpreh Zusi.

Ai paralajmëroi se bizneset do të përballen me kosto të reja mujore për investime në siguri ushqimore, ambiente frigoriferike dhe standarde mjedisore, ndërsa shtoi se pa mbështetje financiare rrezikohen jo vetëm sipërmarrjet, por edhe vendet e punës.

“Nuk është çështja se do të mbeten pa biznes 2 mijë biznesmenë. Problemi është se mund të mbeten pa punë 100 mijë njerëz”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026