Jep dorëheqjen ministri britanik, Matt Hancock u fotografua duke u puthur me ndihmësen e tij
Pas skandalit të publikuar në media, ku shihej duke shkëmbyer puthje pasionante me këshilltaren e tij, ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock ka dhënë dorëheqjen.
Hancock, 42 vjeç, i paraqiti kryeministrit Boris Johnson dorëheqjen, pasi gazeta “Sun” publikoi të premten fotot e ministrit duke përqafuar asistenten e tij dhe duke thyer rregullat e distancimit social.
“Pasi zhvillova një takim me kryeministrin, i prezantova atij dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë. Jam i vetëdijshëm për sakrificat e panumërta që gjithësecili ka bërë në këtë vend, që ju keni bërë dhe ne që vendosim rregullat, jemi të parët që duhet t’i zbatojmë, dhe kjo është arsyeja që duhet të jap dorëheqjen. Jam shumë krenar për punën e gjithë sistemit shëndetësor dhe për përmbushjen në kohë rekord të procesit të vaksinimit”, u shpreh ai.
Largimi i tij do të thotë se kryeministri Johnson do të duhet të caktojë një ministër të ri për shëndetësinë dhe trajtimin e virusit, në një kohë kur rastet kanë filluar të ngrihen përsëri.
Johnson deklaroi të premten se ai kishte pranuar faljen e ministrit dhe e konsideroi çështjen të mbyllur.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta