Franca ndalon një tanker rus në Atlantik, Macron: Do zbatojmë sanksionet pa kompromis (VIDEO)

1 Qershor 2026 | 08:22

Emmanuel Macron ka njoftuar se marina franceze ka ndaluar një tanker të ri të dyshuar për shkelje të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë.

Sipas tij, anija me emrin “Tagor”, me origjinë nga Rusia, është ndaluar mëngjesin e djeshëm në Oqeanin Atlantik, në ujëra ndërkombëtare.

Macron tha se operacioni është kryer me mbështetjen e disa partnerëve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, dhe në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare të detit.

“Vendosmëria jonë është e palëkundur,” u shpreh presidenti francez, duke theksuar se Franca do të vazhdojë të zbatojë sanksionet kundër Rusisë.

Sipas tij, është e papranueshme që anijet të shmangin sanksionet ndërkombëtare dhe të kontribuojnë në financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila, siç tha ai, po zgjat prej më shumë se katër vitesh.

Macron shtoi gjithashtu se anije të tilla, që nuk respektojnë rregullat bazë të lundrimit, përbëjnë rrezik edhe për mjedisin dhe sigurinë detare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026