U akuzua për qetësues që krijojnë varësi, J&J jep $230 milionë për të mbyllur çështjen
Kompania Johnson & Johnson ka pranuar të paguajë një shumë prej $230 milionë dollarësh ndaj shtetit të Nju Jorkut, për të shuar akuzat se ky gjigand i farmaceutikës ka kontribuuar në përshkallëzimin e “krizës së opiatëve”, u shpreh kryeprokurorja, Letitia James këtë të shtunë.
Prej kohësh “kriza e opiatëve” është kthyer në një shqetësim të madh për shtetin amerikan pas dhënies me recetë të ilaçeve qetësues me përmbajtje të opiatëve (substancë që krijon varësi) edhe për trajtimin e problemeve minimale si thyerja e gjymtyrëve, gjë që ka kontribuuar me kalimin e kohës, në shtimin e atyre që kthehen në përdorues të varur ndaj këtyre ilaçeve apo edhe drogave më të forta që përmbajnë këtë substancë.
Kompania farmaceutike J&J gjithashtu pranoi t’i jepte fund një herë e mirë prodhimit dhe shpërndarjes së opiatëve në shtetin e Nju Jorkut si dhe në të gjithë vendin.
Johnson & Johnson “ndihmoi të përshkallëzonte këtë krizë, por sot ata kanë pranuar të lënë mënjanë biznesin e opiatëve – jo vetëm në Nju Jork, por në të gjithë vendin,” tha James.
Marrëveshja që përfshin një padi të ngritur nga James në vitin 2019, e mbylli çështjen që rëndonte kundër Johnson & Johnson, si pjesë e procesit gjyqësor që nisi si pasojë epidemisë që solli vdekjen e të paktën 500.000 individëve gjatë dy dekadave të fundit.
Gjatë deklaratës së tyre këtë të shtunë, vetë kompania Johnson & Johnson e minimizoi përgjegjësinë e tyre si dhe njoftimin e kryeprokurores. Ata thanë se kjo marrëveshje përfshinte vetëm dy qetësues, të krijuar nga një kompani filiale që përfaqësonte vetëm 1% të tregut, të cilat prej kohësh nuk shiteshin më në tregun amerikan.
Kjo marrëveshje ishte një nga zhvillimet e fundit në botën komplekse të padive të lidhura me opiatët në të gjithë SHBA-në. Ajo reflekton një rrugë që po ndërmerret nga shumë kompani të mëdha farmaceutike të cilat parapëlqejnë të pranojnë ujditë apo marrëveshjet ku i duhet të paguajnë shuma të mëdha parash, përpara se të dalin para gjyqit, pasi e dinë që do t’u duhej të shpenzonin shumë më tepër në atë mënyrë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Skandali farmaceutik në Francë, shpallet fajtore kompania që shiti një prej ilaçeve të saj si pilulë dietike
- Ngadalësimi i vaksinimit në Itali, Conte paralajmëron nisma ligjore kundrejt kompanive farmaceutike
- Rama me distributorin e “Sinovac”: Diskutuam për ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta