Në Lisbonë rikthehen masat, në Moskë restorantet pranojnë vetëm klientë të vaksinuar
Restorantet dhe kafenetë në Lisbonë lejohen të qëndrojnë hapur deri më 15:30 të pasdites në fundjavë, pasi masat lehtësuese në kryeqytetin portugez po rikthehen.
Dy muaj pasi vendi nisi lehtësimin e bllokadës së gjatë, rajoni i Lisbonës po përballet me kufizime të forta për shkak të variantit “Delta” të Coronavirusit, që tani përbën 7 raste nga 10 në kryeqytet.
Ndërkohë, radhë të gjata njerëzish që duan të marrin vaksinën kundër COVID u mblodhën në qendrat e vaksinimit në Moskë, ku po verifikohet një rikthim i rasteve.
Kryebashkiaku, Sergey Sobyanin raportoi se në 24 orët e fundit një shifër rekord prej 60 mijë personash ishin regjistruar për marrjen e dozës.
Nga e hëna, të gjitha restorantet në Moskë do pranojnë vetëm klientë të vaksinuar, të shëruar në 6 muajt e fundit, ose që mund të ofrojnë testin negativ PCR, të bërë në 72 orët e fundit.
Ndërkohë, Spanja shfuqizoi urdhrin për të veshur maskë në ambientet e jashtme, 401 ditë nga momenti kur masa hyri në fuqi për të frenuar pandeminë.
Por në qendër të Madridit, ditën kur kjo masë u hoq, shumë njerëz vazhdonin ta mbanin fytyrën të mbuluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Pasojat e pandemisë, BQE: Burrat humbën më shumë vende pune se gratë
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta