Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, drejtuesit e mjeteve solidarizohen me ta (VIDEO)

7 Qershor 2026 | 21:24

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë u mbledhur të dielën në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e 8-të të protestës kundër ndërtimit në Zvërnec.

Me flamuj dhe pankarta në duar, pas marshimit në bulevard, protestuesit u ndalën para godinës së Kryeministrisë ku pritet të qëndrojnë për disa orë siç ka ndodhur në ditët e mëparshme. Protesta nisi me protestuesit të cilët kënduan himnin e Flamurit. Më tej ata nisën marshimin në disa rrugë të kryeqytetit ku drejtues të automjeteve u solidarizuan me protestuesit duke u rënë borive dhe duke shoqëquar me duartrokitje protestuesit.

Prej ditësh, qytetarët kanë artikuluar pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e kryeministrit; shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë; shfuqizimin e Paketës së Maleve; anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura; si dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shijak, mbi 2500 pjesëmarrës në festivalin ndërkombëtar të motoristëve

Shijaku u kthye mbrëmjen e së shtunës në kryeqendrën e motoristëve, duke mirëpritur mbi 2500 pjesëmarrës nga më shumë se 50 vende të botës dhe...
21:06 | 07/06/2026

6 mbikalime për këmbësorët në pjesën e zgjeruar të autostradës Tiranë-Durrës

Në pjesën e zgjeruar te autostradës Tirane-Durrës do te ndërtohen 6 mbikalime. Ndërtimi i tyre do t’u vije ne ndihme banoreve te zonës qe jetojnë...
20:42 | 07/06/2026

Protestë në Gjirokastër: Shqipëria nuk është në shitje

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër, ku kanë zhvilluar një protestë kundër projektit turistik të planifikuar në Zvërnec. Me flamuj...
20:40 | 07/06/2026