Lavrov: Armët dhe jo bisedimet do të vendosin për fundin e luftës
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov kritikoi letrën e hapur që presidenti Zelensky i dërgoi javën e kaluar homologut Vladimir Putin, duke e cilësuar atë si “të paedukatë” dhe duke thënë se Moska do të vijojë të flasë me gjuhën e armëve.
Duke reaguar ditën e hënë, Lavrov deklaroi se Moska është e pakënaqur për shkak se letra qarkulloi në mbarë botën dhe theksoi se njerëzit e edukuar nuk veprojnë në këtë mënyrë.
“Gjithashtu, kjo letër tregon se Ukraina nuk ka interes në negociata”, tha Lavrov, pavarësisht përpjekjeve të shumta të Kievit për t’u angazhuar në bisedime me Moskën.
Shefi i diplomacisë ruse i mëshoi një deklarate të mëhershme të Putin, se nuk janë negociatat por veprimet e palëve të përfshira në vijën e frontit të luftës ruse ato që do të vendosin rezultatin e konfliktit.
Javën e kaluar, presidenti Zelensky i dërgoi një letër të hapur Putin, ku i propozonte bisedime direkte mes tyre. Por Putin e hodhi poshtë ofertën, duke thënë se për momentin nuk kishte arsye për t’u takuar me liderin ukrainas.
Në vijim të deklaratës, Lavrov tha se është një “fatkeqësi” që Shtetet e Bashkuara nuk po tregojnë më interes për mirëkuptimin e arritur verën e kaluar me Rusinë në Ankorejxh të Alaskës.
“Shpresoj shumë që eksperienca e dështimeve të kaluara, kur Perëndimi refuzonte të zbatonte marrëveshjet që i mbështeste vetë, nuk do të përsëriten në rastin e marrëveshjes së Alaskës”, tha Lavrov.
Ai shprehu gjithashtu zhgënjimin dhe shqetësimin e tij për një deklaratë të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili tha së fundmi se Uashingtoni nuk mund të shërbejë si ndërmjetës për shkak se mbështet Ukrainën.
Indi, tetë punëtorë humbin jetën gjatë një aksidenti në një fabrikë çeliku
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u pa në rrugë
Egjipti dhe Katari u bëjnë thirrje SHBA-së dhe Iranit të ulin tensionet
- 19:01 Rama për protestat: Manipulimet dhe akuzat e pavërteta nuk na ndalin drejt zhvillimit
- 18:55 Rama i veshur me bluzë me flamingo në takimin për 35-vjetorin e PS në Shkodër
- 18:54 KQZ në Kosovë: Rezultatet përfundimtare më 26 qershor, certifikimi i tyre më 6 korrik
- 18:45 Indi, tetë punëtorë humbin jetën gjatë një aksidenti në një fabrikë çeliku
- 18:28 LIVE| Dita e 9-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 18:19 Hamza: Pres formim të shpejtë të institucioneve, votuesit thanë, “na lodhët, boll”!