Dita e 9-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë u mblodhën edhe këtë të hënë në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë, në ditën e 9-të të protestës për çështjen e zonave të mbrojtura.
Me pankarta në duar ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama duke thirrur njëzëri “Shqipëria është e shqiptarëve”. Protestuesi i bënë thirrje diasporës të bashkohet në Tiranë në këtë protestë e cila tashmë ka marrë jehonë ndërkombëtare.
Pas kanë qëndruar aty, protestuesit kanë vazhduar marshimin e tyre në rrugët e Tiranës.
Ndërkohë një numër qytetarësh janë mbledhur edhe në Shkodër, konkretisht poshtë Kalasë Rozafa duke protestuar për të njëjtën kauzë.
Mjaft forca policie gjithashtu janë prezente, për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit.
Edhe Durrësi i rikthehet protestave pas dy ditëve ndërprerje nga zhvillimit i tyre në qytet, teksa është paralajmëruar për rritje të numrit të protestuesve. Me pankarta në duar dhe duke mbajtur fjalime, Durrësi ka mbledhur të moshuar, të rinj e fëmijë.
Për të katërtën ditë radhazi po zhvillohet protesta edhe në Korçë ku qytetarët janë mbledhur tek Katedralja Ngjallja e Krishtit, me flamuj dhe thirrje të vazhueshme.

Qytetarë të Vlorës, po protestojnë në mënyrë paqësore kundër projektit të Zvërnecit. Me emërtime të fshatrave të Vlorës, flamurin Kuq e Zi si simbol kombëtar, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit të Zvërnecit. Thirrjet i janë drejtuar qeverisë shqiptare.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë