Strategjia e vaksinimit, BE është pranë arritjes së objektivit dhe ka në fokus adoleshentët

28 Qershor 2021 | 19:06

Pas gjysmë viti nga nisja e strategjisë së vaksinimit në Bashkimin Evropian, blloku duket se është në rrugën e duhur për vaksinimin e 70% të popullsisë.

58% e popullsisë ka marrë tashmë një dozë të vaksinës, por numrat variojnë nga vendi në vend. Ndërsa në Belgjikë dhe në Maltë 71% e popullsisë kanë marrë një dozë, shifrat vijnë në rënie në Bullgari, ku vetëm 16% e qytetarëve kanë marrë dozën e parë.

Të gjitha vendet në BE nisën me një strategji bazuar tek mosha, duke zgjedhur grupmoshat më të cenuarit si prioritet.

Edoardo Colzani, ekspert në Agjencinë e Vaksinimit për Parandalimin e Sëmundjeve tha se nuk ka një strategji ideale, mirëpo për strategjinë e implementuar janë menduar të gjitha rrethanat.

“Nuk ka një strategji që të funksionojë më mirë në të gjitha kontekstet. Çdo strategji ka nevojë të marrë parasysh situatën, furnizimin me vaksina, popullsinë e rrezikuar dhe situatën epidemiologjike të sëmundjes në çdo moment”, u shpreh Edoardo Colzani.

Portugalia, Spanja dhe Irlanda janë të vetmet vende që nuk kanë nisur vaksinimin për qytetarët mbi 18 vjeç.

Tani, hapi i ardhshëm i BE-së është vaksinimi i adoleshentëve. Vaksina e “Pfizer/BioNTech” aktualisht është e vetmja e aprovuar nga EMA për fëmijët e moshave 12 deri në 15 vjeç, ndërsa “Moderna” po shqyrtohet.

Sophie Lucas, eksperte në institutin “Duve” tha se vaksina duhet të testohet në mosha të ndryshme, për të përcaktuar dozën e përshtatshme.

“Ata nuk janë të rritur të vegjël, ata kanë mënyrën e tyre për të reaguar ndaj vaksinës. Ndaj është me rëndësi që vaksinat të testohen në mosha të ndryshme për të përcaktuar dozën e përshtatshme për shembull për fëmijët nën 12 vjeç. Dhe për të qenë të sigurt, duhet të tregojmë se efikasiteti i vaksinës është i barabartë si për 12-vjeçarët edhe për ata sipër”, u shpreh Sophie Lucas.

Adoleshentët nuk janë mes kategorive më të cenueshme, por vaksinimi i tyre mund t’i sjellë përfitime të shumta popullsisë.

“Krahas avantazheve individuale për të vegjlit ka edhe avantazhe kolektive. Sepse duket gjithnjë e më e qartë se vaksinimi do të reduktojë rrezikun e transmetimit të sëmundjeve virale dhe, edhe nëse adoleshentët nuk shfaqin simptoma të ashpra të sëmundjes, ka sërish rreziqe nga ky virus dhe ata mund të kontribuojnë në transmetimin e tij. Ndaj, ulja e transmetimit nga të rinjtë në 18 vjeç mund të jetë tejet e dobishme në aspektin kolektiv”, tha Sophie Lucas.

Vende si Gjermania, Rumania, Italia, Franca dhe Estonia kanë nisur vaksinimet për qytetarët mbi 12 vjeç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026