Dosja Epstein, Bill Gates do të dëshmojë para Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA

10 Qershor 2026 | 10:17

Bill Gates do të dëshmojë këtë të mërkurë para komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, si pjesë e hetimit ndaj dosjes së Jeffrey Epstein.

Bashkëthemeluesi i Microsoft do të paraqitet në një seancë me dyer të mbyllura, ku ligjvënësit pritet ta pyesin atë në lidhje me marrëdhënien e tij të kaluar me Epstein. Një transkript i intervistës pritet të publikohet në një datë të mëvonshme.

Një zëdhënës i Gates tha se ai mirëpriti mundësinë për t’u paraqitur para komitetit dhe tha se klienti i tij nuk ka qenë kurrë dëshmitar ose pjesëmarrës në ndonjë nga sjelljet e paligjshme të Epstein.

“Ai mezi pret t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të komitetit për të mbështetur punën e tyre të rëndësishme”, shtoi zëdhënësi.

Komiteti, i kryesuar nga James Comer, kërkoi paraqitjen e Gates në mars, pas publikimit nga departamenti i drejtësisë të miliona dokumenteve që lidheshin me Epstein në fillim të këtij viti. Dosjet përfshinin përmendje të shumta të Gates, si dhe disa fotografi të tij, dhe të dhëna që tregonin se ai u takua me Epstein në disa raste.

Gates nuk është akuzuar për ndonjë shkelje në lidhje me Epstein dhe ka mohuar vazhdimisht të ketë pasur dijeni për krimet e Epstein.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë ka goditur Japoninë qendrore, me epiqendër në tokë pranë Tokios, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Tërmeti ndodhi në një...
16:45 | 26/06/2026

Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 gradë sipas shkallës Rihter goditi sot zonën pranë ishullit japonez Honshu, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (ENSC). Tërmeti...
16:42 | 26/06/2026

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me Teheranin

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, paralajmëroi se kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit nuk mund të garantohet pa koordinim me Teheranin, teksa tensionet...
16:33 | 26/06/2026