Dënohet me 15 muaj burg ish-presidenti Afrikës së Jugut, i akuzuar për korrupsion
29 Qershor 2021 |
18:53
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma është shpallur fajtor dhe është dënuar me 15 muaj burg nga gjykata më e lartë e vendit.
Gjatë seancës, trupa gjykuese deklaroi se “nuk mund të ketë dyshim se Zuma ka përbuzur dhe mospërfillur gjykatën.”
Urdhri erdhi pas refuzimit të Zumës për t’u paraqitur në një komision anti-korrupsion, ku do t’i përgjigjej pyetjeve në lidhje me përfshirjen e tij në vepra korruptive gjatë kohës që ai ka shërbyer si president.
Zuma shërbeu si President i Afrikës së Jugut nga 2009 në 2018. Tashmë i janë lënë 5 ditë kohë ish-presidentit që të dorëzohet në Polici ose në të kundërt do të jenë uniformat blu që do të hidhen në veprim.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta