BE dënon thirrjet e Ministrit izraelit, deklaroi se i gjithë Libani duhet djegur
Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër deklaratat e Ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, i cili sugjeroi se “i gjithë Libani duhet të digjet”, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Gjatë një konference për media, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Anouar El Anouni, deklaroi se BE-ja e dënon “në termat më të fuqishëm të mundshëm” këtë lloj retorike, duke riafirmuar mbështetjen e bllokut për sovranitetin, integritetin territorial dhe stabilitetin e Libanit.
Deklaratat e Ben-Gvir kanë nxitur reagime edhe brenda institucioneve evropiane. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, bëri të ditur javën e kaluar se disa shtete anëtare mbështesin vendosjen e sanksioneve ndaj ministrit izraelit, megjithëse ende nuk është arritur një konsensus.
Në një postim në rrjetin social X, Ben-Gvir kishte shkruar se “për çdo lot të një nëne izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnë” dhe se “i gjithë Libani duhet të digjet”, komente që kanë shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, BE-ja i ka bërë thirrje Izraelit të respektojë sovranitetin e Libanit dhe të tërheqë forcat e tij nga territori libanez në përputhje me Rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. El Anouni theksoi se Libani “po paguan një çmim të lartë për një luftë që nuk e ka zgjedhur vetë”, duke nënvizuar se BE-ja qëndron pranë popullit libanez.
Netanyahu: Qëndrimi im është i vendosur ndaj Libanit, për aq kohë sa të jetë e nevojshme
A do ndikojë dorëheqja e Starmer? Britanikët: Kjo nuk e ndryshon drejtimin e politikës së Mbretërisë së Bashkuar
Papa Leo: Po ushqehen më shumë konfliktet sesa njerëzit
- 17:01 Netanyahu: Qëndrimi im është i vendosur ndaj Libanit, për aq kohë sa të jetë e nevojshme
- 16:53 Kuvendi kërkon më shumë kontroll mbi kreditimin e bankave, cilat çështje u shqyrtuan
- 16:48 Macron reagon pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE
- 16:40 Kryeministri hungarez nis procedurat për shkarkimin e presidentit
- 16:37 Shpërthimi në kompleksin Ras Laffan në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
- 16:34 Asociacioni i Gazetarëve reagon në lidhje me sigurinë e ekipeve mediatike në protesta: Mos intimidoni gazetarët