Mbjellja e bimëve nën ujë, alternativë ndaj bujqësisë tradicionale

30 Qershor 2021 | 17:54

Në vitin 2012, kur Sergio Gamberini doli me idenë për të rritur borzilok nën ujërat e brigjeve të Ligurias, shumë njerëz e morën atë për të çmendur. Por sot, ajo që dukej një ide e çmendur, ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës.

Zbulimi i alternativave afatgjata të metodave të bujqësisë shihet si përgjigjja më e mirë ndaj çështjes së klimës. Kjo, pasi agrikultura tradicionale i ka mbaruar të gjitha burimet.

“Nëse vazhdojmë të shfrytëzojmë dhe shfarosim masivet pyjore, që janë mushkëritë tona, procesi i ndryshimeve të klimës do përshpejtohet, duke çuar në rritjen e nivelit të deteve. Por tani mund t’i shohim oqeanet si burime që duhen mbrojtur dhe t’i eksplorojmë si një alternativë ndaj bujqësisë tradicionale,” – tha Luca Gamberini, menaxher marketingu i “Ocean Reef Group”.

E përhapur në gjashtë shtëpi të vogla, të quajtura biosfera, marulet dhe luleshtrydhet janë disa nga të mbjellat që janë rritur me sukses. Barërat aromatikë si rigoni, apo duhani janë mes atyre të shtuara së fundmi.

Deti ofron temperatura ideale për rritjen e bimëve, por çfarë u bën uji këtyre të mbjellave?

“Avantazhi nuk është vetëm për të siguruar një bimë tërësisht të përmirësuar, me shijen më të mirë, por është gjithashtu realizimi i këtij projekti brenda një ambienti të mbrojtur. Është si një laborator dhe asgjë nuk mund të prekë bimën veç rastit kur sillet nga jashtë,” – u shpreh Gamberini.

Për momentin, lulishtja Nemo është vetëm një laborator nënujor, por çdo vit zbulimet e reja mund të shërbejnë për qëllime të caktuara. Teksa koha kalon, biosferat kanë tërhequr vëmendjen e palombarëve që duan të eksplorojnë një habitat surreal.

Por jo vetëm kaq, të punosh si “fermer deti” po kthehet në një profesion popullor, me shumë njerëz që duan të aplikojnë për punë. Një lajm i mirë ky për një projekt që synohet të zgjerohet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026