Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur

25 Qershor 2026 | 16:42

Më shumë se 10,000 persona u raportuan të zhdukur pas tërmetit që goditi Venezuelën gjatë natës, sipas të dhënave nga një faqe interneti e krijuar për të regjistruar personat e zhdukur, të cilat u ndanë në internet, përfshirë në Platformën X, nga udhëheqësit e opozitës venezueliane.

Sipas të dhënave nga ajo faqe interneti, deri në orën 5:40 të mëngjesit sipas kohës lokale (11:40 të mëngjesit sipas orës CET), më shumë se 10,000 njerëz ishin të zhdukur ose nuk kishin informacion të konfirmuar për fatin e tyre, raporton Sky News.

Të paktën 164 persona u vranë dhe 971 u plagosën në tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën, tha presidenti i përkohshëm i vendit, Delsey Rodriguez, raportoi Reuters.

Tërmete me magnitudë 7.5 dhe 7.2 të shkallës Rihter goditën vendin e Amerikës Latine dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Europën po kthehen në një kërcënim serioz për shëndetin publik. Teksa vala e të nxehtit po shkakton viktima në disa...
19:08 | 25/06/2026

SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse

Komanda Jugore e Shteteve të Bashkuara (SOUTHCOM) njoftoi se po bashkëpunon me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur operacionet e ndihmës...
18:53 | 25/06/2026

Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë

Më shumë se 25,000 persona janë raportuar të zhdukur në Venezuelë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin, sipas një faqeje interneti për raportimin e personave...
18:24 | 25/06/2026