Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
Trafiku i anijeve tregtare në Ngushtica e Hormuzit ka shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur nivelin më të lartë ditor që nga fundi i shkurtit. Sipas të dhënave të firmës analitike Kpler, 70 anije tregtare kaluan përmes ngushticës më 24 qershor, duke shënuar rekordin më të lartë që nga fillimi i konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.
Kalimet e anijeve kishin rënë ndjeshëm pas shpërthimit të luftës më 28 shkurt, duke zbritur deri në 90% nën nivelet e zakonshme. Megjithatë, situata nisi të përmirësohej pas marrëveshjes me 14 pika të arritur mes SHBA-së dhe Iranit më 14 qershor, e cila hyri në fuqi më 18 qershor dhe synon t’i japë fund konfliktit përmes negociatave.
Mes anijeve që kaluan të mërkurën nëpër ngushticën strategjike ishin edhe supertankerë të nisur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Iraku dhe Irani, të cilët transportonin të paktën 11 milionë fuçi naftë të papërpunuar. Rritja e trafikut konsiderohet një sinjal i rikthimit gradual të besimit në sigurinë e një prej rrugëve më të rëndësishme të transportit energjetik në botë.
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit