Vance: Skandali Watergate nëse do të ndodhte nesër do të ishte një lajm 12-orësh

26 Qershor 2026 | 08:21


Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance ka deklaruar se nuk mendon se skandali i Watergate do të kishte zgjatur më shumë se një cikël të vetëm lajmesh në mjedisin politik të fragmentuar dhe hiper-partiak të sotëm.

Duke folur në bibliotekën presidenciale Richard Nixon në Yorba Linda të Kalifornisë, të enjten për të promovuar librin e tij të ri, Communion, Vance diskutoi udhëtimin e tij shpirtëror nga ateist në të konvertuar në katolik përpara se të shprehte admirimin e tij për presidentin e 37-të.

“Nëse Watergate do të ndodhte nesër, do të ishte një lajm 12-orësh. Ideja se do të kishte rrëzuar një presidencë është e çmendur”, tha ai gjatë diskutimit.  

Watergate, skandali më i madh politik amerikan i shekullit të 20-të dhe i vetmi që shkaktoi një dorëheqje presidenciale, filloi në vitin 1972 me një vjedhje në selinë e Komitetit Kombëtar Demokrat në Uashington nga operativë të lidhur me fushatën e rizgjedhjes së Niksonit.

Vance vazhdoi: “Nëse e shikoni historinë se si shteti i thellë e rrëzoi Richard Nixonin, nuk është aq e ndryshme nga ajo që të njëjtat grupe njerëzish, të njëjtat institucione, u përpoqën t’i bënin Donald Trumpit në administratën e parë. Ekziston një paralele.”

Trump u nxor dy herë në gjyq gjatë mandatit të tij të parë: një herë për abuzim të dyshuar të pushtetit për të ushtruar presion mbi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të hetuar rivalin e tij të atëhershëm Joe Biden nën kërcënimin e ndërprerjes së ndihmës ushtarake, dhe herën e dytë për nxitjen e turmës së mbështetësve që sulmuan Kapitolin e SHBA-së më 6 janar pas një fushate të pasuksesshme për të përmbysur humbjen e tij zgjedhore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm

Të paktën 55 persona u mbytën në Francë, ndërsa përpiqeshin të freskoheshin nga nxehtësia rekord, tha Ministrja e Sportit Marina Ferrari për transmetuesin Franceinfo. Qeveria...
10:14 | 26/06/2026

TikTok dhe YouTube çaktivizojnë 4.7 milionë llogari fëmijësh në Indonezi pas kufizimeve të qeverisë

Kompanitë e mediave sociale TikTok dhe YouTube kanë çaktivizuar gjithsej rreth 4.7 milionë llogari që u përkisnin fëmijëve nën moshën 16 vjeç në Indonezi, tha...
10:02 | 26/06/2026

“Ich bin ein Berliner”, 63 vjet nga fjalimi i famshëm i Kennedyt

Para 58 vitesh, presidenti amerikan John F. Kennedy mbajti fjalimin e famshëm “Ich bin ein Berliner”, Jam qytetar i Berlinit, duke shprehur mbështetjen e Shteteve...
09:58 | 26/06/2026