Parisi po kërkon rezerva për kube akulli për t’u përballur me goditjen nga nxehtësia
Një valë historike e të nxehtit në Francë e ka detyruar Parisin t’u drejtohet bizneseve të mëdha për t’u siguruar zjarrfikësve burimet e nevojshme për t’u përballur me emergjencat.
Zyrtarët nën drejtimin e kryetarit të bashkisë së qendrës së majtë, Emmanuel Grigoire, kanë kontaktuar shitësit kryesorë të ushqimeve për të mobilizuar furnizimet, mes frikës se zjarrfikësit e Parisit shpesh ata që përgjigjen të parët ndaj emergjencave në Francë do të mbeten pa kube akulli, të cilat përdoren për të ftohur viktimat e goditjes nga nxehtësia .
Sipas raportimeve të mediave të huaja, kërkesa u konfirmua nga dy profesionistë të industrisë, të cilët folën në kushte anonimiteti. Alexandre Bombard, drejtor ekzekutiv i Carrefour, një nga rrjetet më të mëdha të supermarketeve në Francë, konfirmoi në një postim në LinkedIn se kompania e tij dhuroi katër ton akull për zjarrfikësit e qytetit.
Franca përjetoi natën e saj më të nxehtë të mërkurën, me një temperaturë mesatare kombëtare prej 38.5°C, sipas shifrave të përkohshme nga shërbimi meteorologjik Météo-France. E njëjta ditë pa edhe ditën më të nxehtë të vendit, me një temperaturë mesatare kombëtare prej 30°C, duke thyer rekordet e mëparshme të vendosura në 2019 dhe 2003, ndërsa qyteti i Palou në Francën perëndimore regjistroi temperaturën e tij më të lartë ndonjëherë në vend, duke arritur në 43.8°C.
Të enjten, kryebashkiaku i Parisit tha se vala e të nxehtit kishte çuar në një rritje të vdekjeve, pa dhënë shifra specifike. Ministrja e Shëndetësisë e Francës, Stéphanie Rist, tha se 25 arreste kardiake ishin regjistruar në Paris në 24 orë, krahasuar me më pak se 10 në një ditë tipike. Përveç kësaj, ka pasur 40 vdekje nga mbytja të lidhura me notin pa mbikëqyrje.
Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko niset drejt Moskës, takim me Putinin
Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë
Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 16:08 Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore
- 16:01 Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës
- 15:50 Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar
- 15:43 Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore
- 15:40 40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
- 15:35 Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Edison Memollën