Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë

26 Qershor 2026 | 14:45

Ministrja suedeze e Klimës dhe Mjedisit, Romina Pourmokhtari, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi mori pjesë në një takim zyrtar duke mbajtur në krah djalin e saj 3-muajsh.

Pamjet e ministres me beben në kangur gjatë mbledhjes së ministrave të Bashkimit Europian në Luxembourg kanë bërë xhiron e mediave ndërkombëtare, duke u konsideruar një moment simbolik për rolin e grave në politikë dhe balancën mes jetës familjare dhe përgjegjësive publike.

Sipas raportimeve, kjo është hera e parë që një bebe merr pjesë në një takim ministror të nivelit të lartë të BE-së.

Vetë Pourmokhtari tha se dëshironte të dërgonte një mesazh të qartë: gratë nuk duhet të detyrohen të zgjedhin mes karrierës dhe mëmësisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko niset drejt Moskës, takim me Putinin

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, është nisur drejt Moskës, ku pritet të zhvillojë një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, më vonë gjatë së premtes....
15:30 | 26/06/2026

Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë

Politikanët në Barcelonë kanë rënë dakord për të rritur ndjeshëm taksën turistike për pasagjerët e anijeve turistike, në një përpjekje për të frenuar turizmin e...
15:16 | 26/06/2026

Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten

Me gjithë sanksionet e rënda ekonomike për vite e vite me radhë, iranianët ia kanë dalë ta sigurojnë kafshatën e gojës. Deri tani. Rritja e...
14:51 | 26/06/2026