Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë

26 Qershor 2026 | 15:16

Politikanët në Barcelonë kanë rënë dakord për të rritur ndjeshëm taksën turistike për pasagjerët e anijeve turistike, në një përpjekje për të frenuar turizmin e tepërt në qytet.

Propozimi është miratuar nga partitë në Këshillin e Qytetit të Barcelonës, por për të hyrë në fuqi duhet të marrë edhe miratimin e Parlamentit të Katalonjës.

Nëse ndryshimi miratohet, tarifa për pasagjerët e kroçerave që qëndrojnë më pak se 12 orë në qytet do të rritet nga 11 euro në afro 30 euro në ditë. Aktualisht, kjo tarifë përbëhet nga një taksë bashkiake prej 5 eurosh dhe një taksë rajonale prej 6 eurosh.

Masa do të zbatohet vetëm për anijet turistike që ndalojnë për vizita të shkurtra, pasi autoritetet vlerësojnë se ato sjellin përfitime të kufizuara ekonomike, ndërsa rrisin mbingarkesën turistike dhe ndikimin në jetën e përditshme të qytetit.

Nga kjo rritje do të përjashtohen kroçerat që e kanë Barcelonën si pikënisje ose destinacion përfundimtar, pasi konsiderohet se ato kontribuojnë më shumë në ekonominë lokale përmes qëndrimeve në hotele dhe përdorimit të shërbimeve të transportit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 589, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 2,980,...
17:09 | 26/06/2026

Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit

Departamenti i Financave i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se po heq përkohësisht disa sanksione kundër Venezuelës në mënyrë që të ndihmojë pas tërmeteve shkatërruese....
16:47 | 26/06/2026

Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë ka goditur Japoninë qendrore, me epiqendër në tokë pranë Tokios, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Tërmeti ndodhi në një...
16:45 | 26/06/2026