Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona

28 Qershor 2026 | 17:44

10 persona u plagosën pasi rrufeja goditi një pemë në një park në Suedi të dielën. Stuhia e fortë u regjistrua në Parkun Tosselilla Sommarland, e cila shkaktoi goditje rrufeje drejtpërdrejt në zonë. Si rezultat, disa persona u plagosën.

Parku ndodhet në rajonin Skania dhe autoritetet shëndetësore njoftuan se një grua 45-vjeçare po trajtohet për “lëndime serioze”.

Dy persona të tjerë u dërguan në spital me ambulancë, ndërsa dy të rritur dhe pesë fëmijë morën trajtim në vendngjarje.

“Të gjithë pësuan lëndime të lehta”, tha rajoni Skane në një njoftim për shtyp.

Rrufeja goditi një pemë dhe degët ranë mbi një grup njerëzish që rastësisht po kalonin aty pranë. Agjencia Meteorologjike Suedeze kishte lëshuar një paralajmërim për stuhi dhe reshje të dendura shiu në një pjesë të madhe të jugut të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026