Propozimi spektakolar në majë të Empire State Building u kushtoi shtrenjtë! Çifti lirohet, por akuzat mbeten
Çifti rus Ivan Kuznetsov, 32 vjeç, dhe Angela Nikolau, 33 vjeçe, të cilët u arrestuan pasi u ngjitën në majën e Empire State Building në Nju Jork gjatë një propozimi të rrezikshëm për martesë, janë liruar nën mbikëqyrje gjyqësore (“supervised release”), ndërsa përballen me disa akuza penale.
Të enjten, ata dolën para gjykatës, ku u akuzuan për hyrje të paligjshme në një ndërtesë (burglarly), rrezikim të jetës së të tjerëve dhe dëmtim të pronës. Pavarësisht akuzave, gjykatësi vendosi që çifti të lirohej nën mbikëqyrje deri në vijimin e procesit gjyqësor.
Gjatë paraqitjes në gjykatë, Angela Nikolau nuk mbante në dorë unazën e fejesës, sipas fotografive të publikuara në rrjetet sociale.
Avokati i tyre mbrojtës, Jason Krinsky, deklaroi para gjykatës se hyrja e paligjshme ishte një “mesazh dashurie” dhe argumentoi se Ivan Kuznetsov meritonte të paktën njëfarë mirëkuptimi, pasi partnerja e tij i kishte thënë “po” propozimit për martesë.
Sipas gazetës New York Post, burime të policisë pretendojnë se çifti kishte blerë biletat për në Empire State Building një natë më parë dhe ishte fshehur brenda godinës gjatë natës, përpara se të ngjitej në majë.
Kuznetsov dhe Nikolau janë bërë të njohur në rrjetet sociale për ngjitjet e tyre të paligjshme në disa prej ndërtesave më të larta në botë, ku shpesh fotografohen duke u puthur në majë. Ivan Kuznetsov numëron rreth 400 mijë ndjekës në Instagram, ndërsa Angela Nikolau ka mbi 1.1 milion ndjekës.
Historia e tyre u dokumentua edhe në filmin dokumentar të Netflix “Skywalkers: A Love Story”, i publikuar në vitin 2024. Të dy kanë lindur në Moskë, ndërsa aktualisht jetojnë në Nju Jork dhe janë bërë të njohur për ngjitjet e tyre të paligjshme në ndërtesa të larta në vende të ndryshme të botës.
Një javë ceremoni mortore, detaje nga ceremonia publike e lamtumirës së Khamenei
Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual
Pritet të zgjasë disa ditë, kush mori pjesë në funeralin e Khameneit?
- 17:56 Një javë ceremoni mortore, detaje nga ceremonia publike e lamtumirës së Khamenei
- 17:47 Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
- 17:39 U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
- 17:39 Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
- 17:25 55 milionë euro, Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt Nathaniel Brown
- 17:18 Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët