Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
I dyshuari kryesor për një sulm me bombë në Monako këtë javë që plagosi rëndë një manjat biznesi të lindur në Ukrainë dhe dy anëtarë të familjes së tij është një grua ukrainase që jeton në Gjermani. Autoritetet theksuan se autorja ishte maskuar si burrë.
Interpoli lëshoi të premten një njoftim të kuq për 39-vjeçaren, Anastasiia Berezovska. Ajo kërkohet në Monako për tentativë vrasjeje, vendosje të një pajisjeje shpërthyese në një vend publik me qëllim kriminal dhe konspiracion kriminal.
Policia gjermane tha të premten se kishte kontrolluar apartamentin dhe makinën me qira të një gruaje 39-vjeçare ukrainase.
Zëvendësprokurori i Monakos, Morgan Raymond, tha se e dyshuara kishte jetuar në Gjermani dhe se, duke pasur parasysh kompleksitetin e pajisjes shpërthyese dhe natyrën e sofistikuar të sulmit, hetuesit e konsideruan të mundshme që ajo të mos kishte vepruar vetëm.
Dy persona u arrestuan në Monako në fillim të kësaj jave, por u liruan sepse nuk ishin gjetur prova që i lidhnin ata me sulmin, shtoi ai.
Raymond tha se sulmuesi dyshohej se kishte lënë një pako në hollin e hyrjes së një ndërtese të vogël apartamentesh midis Boulevard d’Italie dhe Rue Reverend Pere Louis Frolla në Monako, disa metra larg kufirit francez, të hënën në mbrëmje.
Pak më vonë, rreth orës 9 të mbrëmjes sipas orës lokale, një pajisje shpërthyese shpërtheu ndërsa tre banorë po hynin në ndërtesë.
Fëmija u pranua në gjendje urgjence jo kritike në spitalin e fëmijëve Lenval në Nicë, ndërsa dy të rriturit, lëndimet e të cilëve u konsideruan mjaftueshëm të rënda sa për të vënë jetën e tyre në rrezik, u dërguan në spitalin universitar të Nicës.
Autoritetet spitalore thanë se burri nuk është më në një situatë jetë a vdekje, por gjendja e gruas nuk është stabilizuar ende dhe mbetet kritike. Mediat franceze kanë raportuar se kirurgët ia kanë amputuar të dyja këmbët.
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
Dronët ‘spiunë’ të Putinit mbi Europë? Studimi: 144 raste kur Moska ka tentuar të mbledh informacione ushtarake dhe civile në 13 vende europiane
- 22:08 U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
- 21:55 Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:46 Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 21:44 Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë
- 21:42 Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike
- 21:41 Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike