U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

3 Korrik 2026 | 22:08

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz.

Dy burra me kapuçë rrëmbyen Guzman nga shtëpia e saj, sipas një videoje 35 sekondëshe të kamerave të sigurisë të publikuar në Meksikë.

Një burrë nxiton drejt hyrjes së rezidencës së gazetares, duke e goditur atë me një çekiç, pastaj një tjetër është i armatosur.

Hetimi çoi në arrestimin e tetë personave, të cilët po ndiqen penalisht për vrasje, përfshirë katër anëtarë të policisë bashkiake të cilët ofruan burime, ushqim dhe mbështetje logjistike për operacionet e organizatës kriminale që rrëmbeu gazetaren.

Veracruz është një nga shtetet me numrin më të lartë të krimeve kundër gazetarëve. Një gazetar i pavarur, Luis Angel Lopez Valdez, u vra në një taksi në qershor.

Guzman është gazetari i tretë që vritet në Veracruz në vitin 2026. Në janar, Carlos Castro u qëllua për vdekje në një restorant.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026

Dronët ‘spiunë’ të Putinit mbi Europë? Studimi: 144 raste kur Moska ka tentuar të mbledh informacione ushtarake dhe civile në 13 vende europiane

Një raport i ri i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), me seli në Londër, ngre alarmin se Rusia ka zhvilluar një fushatë sistematike spiunazhi...
21:38 | 03/07/2026