Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver

3 Korrik 2026 | 22:23

Kombëtarja e Zvicrës ka siguruar një vend në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Algjerinë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Vancouver.

Skuadra e drejtuar nga Murat Jakin zhvilloi një paraqitje të disiplinuar taktikisht, duke kontrolluar ritmin e lojës dhe menaxhuar me qetësi avantazhin. Në fazën tjetër, Zvicra do të përballet me fituesen e sfidës mes Kolumbisë dhe Ganës.

Zviceranët zgjodhën të mbroheshin të organizuar në minutat e para, duke ia lënë posedimin Algjerisë dhe duke kërkuar hapësira për kundërsulme. Strategjia rezultoi e suksesshme që në minutën e 11-të, kur Manzambi depërtoi nga krahu i djathtë dhe harkoi në zonë, ndërsa Breel Embolo shënoi me qetësi për avantazhin 1-0.

Pavarësisht se Algjeria mbajti më shumë topin pas golit të pësuar, skuadra afrikane nuk arriti të krijonte raste të pastra, ndërsa Zvicra vazhdoi të ishte e rrezikshme në kundërsulm.

Goli që vulosi kualifikimin erdhi menjëherë në nisje të pjesës së dytë. Në minutën e 46-të, pas një rikuperimi të topit me presion të lartë, Rubin Vargas harkoi në zonë dhe, pas një devijimi të mbrojtjes algjeriane, Dan Ndoye goditi saktë për rezultatin 2-0.

Zvicra ishte pranë golit të tretë në minutën e 81-të. Pas një aksioni individual të shkëlqyer të Denis Zakaria, topi shkoi te Fabian Rieder, por gjuajtja e këtij të fundit u ndal me një pritje spektakolare nga portieri Luka Zidane.

Algjeria pati një mundësi për të rihapur ndeshjen në minutën e 49-të, por tentativa e Rijad Mahrez u bllokua nga mbrojtja zvicerane.

Deri në fund, Zvicra administroi pa probleme epërsinë dhe siguroi me meritë kualifikimin, ndërsa skuadra e drejtuar nga Vladimir Petkoviç i dha fund aventurës së saj në Botëror pa lënë gjurmë në këtë përballje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë

Fitorja 2-1 e Portugalisë ndaj Kroacisë në fazën e 1/16-tës së Kupës së Botës u shoqërua me polemika, pasi goli i barazimit i Josko Gvardiolit...
22:23 | 03/07/2026

Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?

Në fushë, Harry Kane vazhdon të shkruajë historinë. Me dy golat ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës, kapiteni i Anglisë arriti në...
22:17 | 03/07/2026

55 milionë euro, Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt Nathaniel Brown

Bayern Munich nënshkroi të premten mbrojtësin e majtë të Gjermanisë, Nathaniel “Nene” Brown, nga rivali i Bundesligës, Eintracht Frankfurt, për një shumë të raportuar prej...
17:25 | 03/07/2026