Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën

5 Korrik 2026 | 17:53

Fundjava në Gjirokastër është gjallëruar nga organizimi i edicionit të gjashtë të “GJIROKASTRA ROCKS FESTIVAL”. Tashmë ky aktivitet ka fituar një traditë të veçantë ndërsa në skenën artistike të qytetit të gurtë performojnë artistë dhe grupe të muzikës rocks. Pjesmarrës në koncertin e fundjavës ishin: Elita 5,Vedat Ademi,ROOL, e të tjerë duke tërhequr me performoncat muzikore të rinjtë dhe turistët.

“Sot po organizojmë Edicionin e 6-të të Gjirokastra Rocks këtu në Gjirokastër,është vazhdimi i një tradite kulturore të cilën ne po mundohemi ta konsolidojmë në vazhdim duke qenë se po angazhojmë vetëm artistët shqiptarë nga të gjitha trevat, këtë vit kemi 5 grupe muzikore që performojnë”, tha Albert Haloçi, organizator.

“Jemi për herë të parë në Gjirokastra Rocks është emocioni shumë i bukur, shpresoj të përcjellim gjithë energjinë tonë tek njerëzit dhe besoj se do të jetë një natë shumë e bukur”, theksoi Gjergj Kaçinari, këngëtar.

Përgjatë sezonit të verës në Gjirokastrër po organizohen aktivitete kulturore dhe artistike të cilët tërheqin turistët vendas dhe të huaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival

Për dy netë me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival....
18:35 | 05/07/2026

80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim

Qeveria italiane ka ngritur alarmin pasi 80 ampula fentanil janë vjedhur nga farmacia e spitalit Israelitik në Romë, pa asnjë shenjë hyrjeje me forcë. Sasia...
16:29 | 05/07/2026

Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa

Një zjarr i madh që shpërtheu në komunën e Oraiokastros, pranë qytetit portual të Selanikut në Greqi, ka përfshirë një zonë industriale, duke shkaktuar dëme...
15:55 | 05/07/2026