Sulme të reja në Gaza, pesë viktima mes tyre edhe një vajzë 9-vjeçare
Të paktën pesë palestinezë, mes tyre edhe një vajzë 9-vjeçare, kanë humbur jetën në sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.
Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se vajza, Tala Abu Matar, u vra pasi të shtënat izraelite goditën një kamp në lindje të kampit të refugjatëve Al-Bureij, në pjesën qendrore të Gazës.
Në një tjetër incident, një sulm me dron goditi një punishte në lagjen Sabra të qytetit të Gazës, duke lënë të vrarë katër palestinezë dhe duke plagosur një tjetër. Të plagosurit dhe viktimat u transportuan në spitalin Al-Shifa.
Nga ana e saj, ushtria izraelite konfirmoi sulmin, duke deklaruar se kishte në shënjestër “infrastrukturë terroriste”, pa dhënë detaje të tjera mbi objektivin.
Ndërkohë, dy palestinezë të tjerë ndërruan jetë si pasojë e plagëve të marra në sulme të mëparshme, njëri pranë kampit Al-Bureij dhe tjetri në lindje të Khan Younis.
Sulmet vijnë pavarësisht armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në tetor të vitit të kaluar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, mbi 1,098 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 3,500 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite.
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
SHBA godet Iranin, Teherani hakmerret! Beteja për Ngushticën e Hormuzit përshkallëzohet
Kryenegociatori iranian paralajmëron SHBA-në: Mbajeni fjalën ose paguani çmimin
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë
- 19:51 Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 19:37 Messi flet për Anglinë: Do përballemi me një skuadër të shkëlqyer, asnjëherë nuk kam luajtur kundër tyre
- 19:30 PD bojkoton edhe seancën e nesërme të Parlamentit: Plotësoni kërkesat e protestuesve
- 19:16 Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
- 18:56 SHBA godet Iranin, Teherani hakmerret! Beteja për Ngushticën e Hormuzit përshkallëzohet