Kryenegociatori iranian paralajmëron SHBA-në: Mbajeni fjalën ose paguani çmimin

12 Korrik 2026 | 18:37

Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se Uashingtoni do të “paguajë çmimin” nëse nuk respekton marrëveshjen e arritur mes dy vendeve.

Në një reagim të publikuar në platformën X, Qalibaf shkroi se koha e marrëveshjeve të njëanshme ka përfunduar.

“Epoka e marrëveshjeve të njëanshme ka mbaruar. Ne ju thamë: Mbajeni fjalën ose paguani çmimin. Realiteti po troket”, u shpreh ai.

Deklarata vjen në një moment kur përshkallëzimi i fundit ushtarak mes Iranit dhe SHBA-së ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e marrëveshjes së përkohshme të nënshkruar muajin e kaluar, e cila synonte t’i jepte fund konfliktit dhe të hapte rrugën për një proces më të gjerë diplomatik.

Gjatë ditëve të fundit, të dyja palët kanë shkëmbyer sulme ushtarake, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12...
19:51 | 12/07/2026

SHBA godet Iranin, Teherani hakmerret! Beteja për Ngushticën e Hormuzit përshkallëzohet

Shtetet e Bashkuara sulmuan Iranin të dielën në mëngjes, pas një sulmi iranian ndaj një anijeje me kontejnerë në Ngushticën e Hormuzit, e cila mori...
18:56 | 12/07/2026

Sulme të reja në Gaza, pesë viktima mes tyre edhe një vajzë 9-vjeçare

Të paktën pesë palestinezë, mes tyre edhe një vajzë 9-vjeçare, kanë humbur jetën në sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së...
18:36 | 12/07/2026