Partitë e ekstremit të djathtë në BE nënshkruajnë dokumentin e unifikimit

3 Korrik 2021 | 18:33

Partitë e ekstremit të djathtë nga 16 vende të BE, duke përfshirë partinë franceze ‘Rassemblement National’ e Marie Le Pen, PiS e Polonisë, Fidesz  e Hungarisë e Viktor Orban dhe Lega e Italisë, janë bashkuar me objektivin, që zëri i tyre të dëgjohet fuqishëm mbi debatin për te ardhmen e Evropës.

Udhëheqësit e “partive të krahut të djathtë” nënshkruan njëkohësisht në disa kryeqytete evropiane një dokument që kërkon reformë të thellë të BE, sepse sipas  tyre, “në vend që të mbrojë Evropën dhe trashëgiminë e saj, unioni po bëhet vetë një burim i problemeve ”.

Dokumenti është nënshkruar nga parti të tjera të krahut të djathtë nga Bullgaria, Austria, Belgjika, Danimarka, Greqia, Holanda, Rumania

“Bashkëpunimi i kombeve evropiane duhet të bazohet në traditë, respekt për kulturën dhe historinë e shteteve evropiane, respekt për trashëgiminë judeo-kristiane të Evropës dhe vlerat e përbashkëta që bashkojnë kombet tona”, nënvizohet në dokument.

Nënshkruesit e dokumentit duket se u drejtohen institucioneve të BE-së si Komisioni ose Gjykata Evropiane e Drejtësisë, të cilat kanë ushtruar presion mbi Poloninë dhe Hungarinë për çështje që variojnë nga nënshtrimi i gjyqësorit deri tek stigmatizimi i komunitetit LGBT.

I pyetur për të komentuar mbi zhvillimet, Kryeministri Slloven Janez Janša  vendi i të cilit është në krye të presidencës së radhës të Këshillit të BE sugjeroi që partia e tij gjithashtu mund të linte familjen politike të qendrës së djathtë.

Janša është një admirues i Viktor Orban, i cili marsin e kaluar la Partinë Popullore  Evropiane  të qendrës së djathtë për të shmangur dëbimin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026