Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
Policia zbuloi të premten varkën që u fundos këtë javë në Gjirin e San Franciskos, pasi nxori trupin e një personi të zhdukur një ditë më parë.
Trupi u identifikua si Tondra Madruga, 58 vjeç. Ajo ishte një nga tre personat e zhdukur pasi anija Volare, një anije me kabinë 15 metra e gjatë, u mbyt të mërkurën pasdite me 20 persona në bord, pasi u godit nga një valë dhe u përmbys. Grupi ishte në anije për të shpërndarë hirin e një të dashuri.
Njësia detare e departamentit të policisë së San Franciskos gjeti rrënojat e zhytura të anijes Volare në afërsi të vendit ku ajo u fundos. Besohej se varka ishte zhytur në shtratin shkëmbor të detit në ujë 36 metra të thellë.
“Familja jonë është e pikëlluar nga humbja e nënës, vajzës, motrës dhe tezes sonë të dashur, Tondra Madruga”, tha anëtari i familjes Quin Madruga në Facebook.
“Zemrat tona mbeten me çdo familje të prekur dhe ne e vlerësojmë sinqerisht mirësinë dhe mirëkuptimin tuaj.”
Një burrë, Clifford Boisa, vdiq menjëherë pasi u nxor nga uji i ftohtë. Roja Bregdetare e SHBA-së pezulloi përpjekjet e kërkimit të mërkurën në mbrëmje, por policia është ende në kërkim të dy personave të zhdukur.
Gjiri është i njohur për rrymat e tij të forta dhe brenda pak orësh nga fundosja e anijes, ekipet e shpëtimit po kërkonin edhe në oqeanin e hapur përtej Urës Golden Gate.
Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare