Gruaja e Peskov, Tatiana Navka kundërshton në gjykatë sanksionet e BE-së ndaj saj
Tatiana Navka, gruaja e zëdhënësit të presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, ka nisur një padi ligjore që synon rrëzimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj saj për shkak të luftës në Ukrainë.
Navka, një ish-kampione olimpike në patinazh në akull, u vu në një listë sanksionesh nga BE në qershor 2022 që shënjestroi njerëz për shkak të veprimeve të Moskës në Ukrainë. Vajza e Peskov, Elizaveta, dhe djali i tij, Nikolai, u përfshinë në të njëjtën listë.
Brukseli tha në atë kohë se sanksionet, të cilat përfshinin një ndalim udhëtimi në BE dhe kufizime financiare, u vendosën në lidhje me veprimet që dëmtojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.
Detajet e publikuara në faqen e internetit EUR-Lex të BE-së treguan se Navka, po kërkon të përmbysë sanksionet ndaj saj nëpërmjet Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Në padinë ligjore thuhej se ajo po argumentonte se arsyeja e kufizimeve ndaj saj nuk ishte përcaktuar siç duhet, se ishin bërë gabime ligjore dhe në vlerësimin faktik, dhe se BE-ja nuk kishte arritur të provonte një lidhje të mjaftueshme midis saj dhe qëllimit të deklaruar të sanksioneve të saj.
Navka po kërkon dëmshpërblim nga Këshilli i Bashkimit Evropian për dëme materiale dhe për dëmtim të reputacionit të saj, si dhe dëme të tjera jomateriale që arrijnë në total pak më shumë se 2 milionë euro.
Një tjetër bazë të dhënash zyrtare e BE-së tregon se Yekaterina Ignatova, gruaja e Sergei Chemezov, kreu i korporatës shtetërore të mbrojtjes dhe industrisë Rostec, po kërkon të përmbysë sanksionet e BE-së ndaj saj nëpërmjet të njëjtës rrugë ligjore.
Shkeli ligjin zgjedhor në vitin 2022, Gjykata dënon ish-presidentin e Koresë së Jugut me 18 vite burg me kusht
Të shtëna me armë jashtë konsullatës amerikane në Toronto, hera e dytë këtë vit
Rumania shpall punonjësin e Ambasadës Ruse person “non grata” pas ndërhyrjeve me dronë
- 17:09 Shkeli ligjin zgjedhor në vitin 2022, Gjykata dënon ish-presidentin e Koresë së Jugut me 18 vite burg me kusht
- 17:06 Të shtëna me armë jashtë konsullatës amerikane në Toronto, hera e dytë këtë vit
- 16:52 Rumania shpall punonjësin e Ambasadës Ruse person “non grata” pas ndërhyrjeve me dronë
- 16:46 Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)
- 16:32 Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride