Sllovenia prezanton prioritetet për presidencën 6 mujore të BE-së

6 Korrik 2021 | 10:07

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa prezantoi para Parlamentit Europian prioritetet e vendit të tij gjatë mbajtjes së Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian.

Sfidat për të qenë më të përgatitur përballë një tjetër krize shëndetësore, sulmet kibernetike, e ardhmja e Europës ishin disa nga pikat e fjalimit të kryeministrit slloven, çështje të cilat do të jenë në fokus gjatë këtyre 6 muajve të Presidencës.

“Për Slloveninë, rimëkëmbja, qëndrueshmëria pas pandemisë dhe krijimi i një bashkimi strategjik autonom janë në fokusin e parë”, – theksoi kryeministri slloven.

Sipas Jansa-s, Bashkimi Europian do të jetë një bashkim i të drejtave dhe përgjegjësive të ekuilibruara dhe një mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026