Rihapet ferma e parë nënujore në botë

6 Korrik 2021 | 18:04

“Nemo’s Garden” është ferma e parë nënujore në botë, e cila sapo ka filluar prodhimin e frutave dhe perimeve pas një pushimi të gjatë.

Struktura unike me gjashtë sera nënujore u krijua në brigjet e Nolit në Itali nga Ocean Reef Group në vitin 2012. Projekti filloi të sillte rezultate hap pas hapi dhe u rritën bimë të ndryshme si borzilok, lloje të ndryshme sallate, domate, kunguj, fasule, bizele jeshile, aloe vera, kërpudha dhe luleshtrydhe.

Gianni Fontanesi, koordinator i projektit “Nemo’s Garden” u shpreh se çdo vit po përpiqen të krijojnë mundësi për hapësira të reja ku të përfshihet ekoturizmi, kultivimi i peshkut, kultivimi i algave të detit, ose laboratorë kërkimi shkencor apo stacione nënujore për monitorimin e jetës së egër.

Në tetor të vitit 2019, projekti pësoi dëme serioze nga stuhia andaj puna kishte ndaluar madje rrezikohej edhe mbyllja e plotë e fermës nënujore.

Ekipi punoi për t’i dhënë jetë të re gjashtë serave nën ujë deri kur për shkak të kufizimeve të pandemisë, atyre iu desh ta linin habitatin të pambrojtur për muaj të tërë, ndërsa tani ferma i është rikthyer prodhimit të bimëve të ndryshme.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026