Çfarë dimë për variantin e ri të COVID-19 të sinjalizuar nga OBSH?

6 Korrik 2021 | 19:04

Varianti i ri i COVID-19 sinjalizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe emërtuar si “Lambda” është përhapur në 27 shtete të ndryshme.

Varianti Lambda gjendet më shumë në Amerikën e Jugut, ku u shfaq për herë të parë në gusht të vitit të shkuar dhe tashmë përbën numrin më të lartë të rasteve të reja në ato shtete.

Pasi ka zbuluar rrugën drejt Europës, ku shumica e shteteve po përballen me variantin Delta, është ende e paqartë sesa shqetësuese është shfaqja e “Lambda” për shkak të mungesës së studimeve mbi të.

Rreth 82 për qind të rasteve të regjistruara në maj dhe qershor në Peru, dhe 31 për qind të atyre në Kili, përkojnë me variantin Lambda, sipas Organizatës Pan Amerikane të Shëndetësisë (PAHO).

“Ka mundësi që të jetë shtuar aftësia përhapëse. Ky është një fenomenin që nuk është studiuar dhe dokumentuar mirë, ndaj nuk mund të bëjmë krahasime variantet e tjera si Gamma dhe Delta”, thotë Jairo Mendez, drejtori rajonal i PAHO.

Agjencia e Shëndetit Publik në Mbretërinë e Bashkuar raportoi një sërë rastesh të shkaktuara nga Lambda dhe deklaroi se varianti mund të jetë “më i ngjitës ose ka rezistencë më të madhe ndaj neutralizimit të antitrupave”.

Sipas ekspertëve, 70 për qind e popullsisë në botë duhet të jetë e vaksinuar përpara se të arrihet imuniteti i tufës.

Në fund të qershorit, vetëm rreth 10.4 për qind e popullsisë në botë ishte vaksinuar, prej të cilave vetëm 0.9 për qind nga vendet me të ardhura të ulëta.

Në shumë vende në zhvillim, nuk janë vaksinuar ende as punonjësit shëndetësorë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026