Kufizohet jeta e natës në Greqi pas rritjes së infektimeve me COVID

7 Korrik 2021 | 14:20

Duke nisur nga e enjtja e 8 korrikut, baret e natës dhe restorantet në Greqi, do të duhet të respektojnë sërish distancën fizike dhe një kapacitet të limituar të klientëve, kjo për shkak të një rritje të papritur të rasteve me koronavirus.

Bizneset që nuk e respektojnë këtë vendim do të përballen me gjobë prej 5.000 deri në 10.000 euro dhe pezullim të funksionimit të tyre për shtatë ditë. Maskat po ashtu nuk janë më të detyrueshme në ambientet e jashtme

Një shkelje e përsëritur do të rezultojë në pezullimin e licencës së biznesit.

Gjatë ditës së martë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 1797 raste të reja, dy herë më shumë sesa një ditë më parë.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Nikos Hardalias nënvizoi se shumë  prej rasteve të reja janë të rinj, me moshën mesatare 27-vjeç dhe janë të lidhura kryesisht me mungesën e distancës në vendet e argëtimit.

Izolimi që nga nëntori i ka kushtuar shumë miliarda euro ekonomisë greke, e cila po del nga një krizë dhjetëvjeçare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026