Holandë, zemërim ndërkombëtar për atentatin ndaj gazetarit të kronikës
Atentati ndaj reporterit holandez, Peter De Vries shkaktoi reagime në mbarë Holandën, si dhe një thirrje nga organizata ‘Reporterët pa Kufij’ për të bërë më shumë për mbrojtjen e gazetarëve.
De Vries, 64 vjeç, u qëllua në një rrugë të Amsterdamit pasditen e së martës dhe u dërgua në spitalin e qytetit ku po lufton për jetën.
Djali i tij, Royce de Vries reagoi në Twitter duke thënë: “Makthi ynë më i keq u bë realitet dje. Ne si familje po e rrethojmë Peter me dashuri dhe shpresë në këto kohë të vështira”.
Policia holandeze deklaroi të mërkurën se dy persona u arrestuan pak momente pas atentatit, njëri prej të cilëve rezulton një shtetas polak, i cili është mbajtur në qeli, ndërsa një i tretë është liruar.
Motivet dhe porositësit e sulmit të armatosur janë ende të paqarta, por De Vries mbulonte çështje që lidhen me krimin e organizuar.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel e cilësoi episodin një “sulm ndaj vlerave themelore evropiane”.
“Një krim u krye ndaj një gazetari. Ky krim ishte një sulm ndaj vlerave tona themelore, kundër lirisë së shtypit. Është një krim që duhet të dënohet. I shpreh solidaritetin tim familjes së tij, gjithë Holandës dhe qeverisë së këtij vendi”, u shpreh Charles Michel, president i Këshillit Evropian.
Ndërsa për ‘Reporterët pa Kufij’, gazetarët e vënë në shënjestër nga krimi i organizuar duhet të mbrohen. Për këtë arsye, organizata kërkoi një përfaqësues të posaçëm në Kombet e Bashkuara.
“Ne mendojmë se gazetarët e përndjekur nga krimi i organizuar duhet të mbrohen. Kjo është shumë e rëndësishme. Është po ashtu e rëndësishme që kjo tentativë vrasjeje të mos ketë një efekt frikësues tek gazetarët holandezë që raportojnë për krimin”, tha Pavol Szalai, ‘Reporterët pa Kufij’.
Dhuna me armë zjarri është e rrallë në Holandë, por vrasjet e lidhura me trafikun e drogës po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, pasi grupet kriminale po luftojnë për territor. Në vitin 2019, një avokat i profilit të lartë që trajtonte çështjet e drogës u ekzekutua përpara shtëpisë së tij në Amsterdam.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta