Donald Trump ngre padi ndaj Facebook, Twitter dhe Youtube
Ish presidenti amerikan, Donald Trump ka ngritur një padi kundër tre prej kompanive teknologjike më të mëdha në SHBA, me pretendimin se ai dhe partia konservatore janë censuruar padrejtësisht prej tyre.
Trump i lajmërojë paditë e tij kundër Facebook, Twitter dhe rrjetin YouTube të kompanisë Google, që përfshin CEO-t e secilës prej tyre, gjatë një konferencë për shtyp në New Jersey këtë të mërkurë.
“Ne po kërkojmë t’i jepet fund censurës së mendimit, t’i jepet fund heshtjes së detyruar, vendosjes në listë të zezë, pezullimit dhe bllokimit, gjëra të cilat ju dini t’i bëni aq mirë,” tha Trump.
Sipas artikullit 230 të Aktit mbi Komunikimin e Denjë të vitit 1996, platformat e medias sociale kanë të drejtë të moderojnë shërbimet e tyre duke hequr postime, që mund të shfaqin materiale të pahijshme apo që shkelin standardin e rrjetit të tyre, për aq kohë sa ata e bëjnë këtë “në emër të të mirës”.
Por Trump dhe disa politikanë të tjerë kanë argumentuar kundra këtyre platformave sociale prej kohësh, duke pretenduar se ata abuzojnë me këtë të drejtë dhe duhet ta humbasin imunitetin e tyre- ose të paktën ta fitojnë atë duke përmbushur detyrimet që vendosen nga qeveria.
Trump është pezulluar nga Twitter, Facebook dhe YouTube pasi disa nga ndjekësit e tij u sulën drejt ndërtesës qeveritare të Capitol Hill më 6 janar. Kompanitë shprehën shqetësimin se ai mund të nxiste dhunë të mëtejshme.
Sidoqoftë, Trump ka vazhduar të shpërndajë gënjeshtra rreth zgjedhjeve të 2020, duke pretenduar në mënyrë të padrejtë se ai i fitoi ato, edhe pse zyrtarë të qeverisë qendrore dhe asaj lokale, si edhe vetë avokatët e tij dhe gjyqtarë të shumtë kanë pranuar se nuk ka asnjë provë që mbështet pretendimet e tij për një vjedhje masive votash gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane, gjatë të cilave presidenti Joe Biden u zgjodh si kreu i ri i Shteteve të Bashkuara.
Facebook, Google and Twitter nuk kanë pranuar të komentojnë mbi akuzat.
LEXONI GJITHASHTU :
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta