Kujdes me lehtësimin e masave kufizuese, thotë OBSH pas përhapjes së variantit Delta

OSH
8 Korrik 2021 | 08:41

Strategjia e kryeministrit Boris Johnson për t’i dhënë fund distancës fizike dhe mbajtjes së maskës kritikohet nga ekspertët e OBSH-së.

Këta të fundit janë të shqetësuar edhe për variantin ‘Delta’ të coronavirusit.

“Në këtë kohë unë do të nxisja një kujdes ekstrem në heqjen e plotë të masave publike dhe shoqërore, sepse mund të ketë pasoja për këtë strategji”, thotë Michael Ryan, shefi i OBSH-së, përgjegjës për programin e emergjencës.

Shumë kombe të pasura po përgatiten të lehtësojnë edhe më shumë masat kufizuese, ndonëse ende po luftojnë me virusin.

Vendet në të gjithë Azinë e në Paqësor, nga Koreja e Jugut në Australi, janë goditur nga një rritje e të infektuarve me variantin ‘Delta’.

Ndërkohë, edhe Indonezia është kthyer një pikë e nxehtë globale.

Autoritetet detyrohen të importojnë furnizime me oksigjen dhe në 24 orët e fundit raportohet për 1.040 viktima.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026