Vaksinimi me të dyja dozat i domosdoshëm kundër variantit Delta, sipas studimit francez
Një hulumtim i sapo botuar nga instituti francez “Pasteur” sugjeron se qytetarët janë më të mbrojtur nga varianti Delta nëse i kanë marrë të dy dozat e vaksinës anti-COVID.
Studimi, i publikuar në revistën shkencore Nature, ka analizuar ndikimet e ekspozimit ndaj variantit që mendohet se është më ngjitës dhe u zbulua për herë të parë në Indi tek 59 persona të vaksinuar.
16 prej pjesëmarrësve kishin marrë vetëm një dozë të vaksinës Pfizer, ndërsa 43 kishin marrë një ose më shumë të vaksinës AstraZeneca.
Shkencëtarët zbuluan se tek ata që kishin marrë të dyja dozat, nivelet e neutralizimit të antitrupave të prodhuar nga varianti Delta ishin “thuajse të pazbulueshme”.
Por pas marrjes së dozës së dytë, afro 95 për qind e personave mund të neutralizonin si variantin Delta ashtu edhe llojet e tjera të virusit.
“Një dozë e vetme e Pfizer ose AstraZeneca ishte pak ose aspak efektive ndaj varianteve Beta dhe Delta”, arritën në konkluzion autorët e studimit.
Shkencëtarët francezë gjithashtu testuan personat që nuk janë vaksinuar por kanë kaluar COVID-19 dhe zbuluan se antitrupat e tyre ishin katër herë më të dobët ndaj variantit Delta, por se një dozë e vetme e vaksinës e rriste ndjeshëm numrin e antitrupave të tyre.
Varianti Delta po përhapet me shpejtësi në disa zona të Europës, përfshi Spanjë dhe Francë. Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka deklaruar se ky variant është 60 për qind më ngjitës.
Sipas parashikimeve të tyre, rreth 90 për qind e rasteve në BE i përkasin këtij varianti.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta