Sezon i vështirë turistik, rivendosja e kufizimeve rikthen frikën në shumë shtete evropiane

9 Korrik 2021 | 12:10

Spanja ka nisur të ndiejë në xhepat e saj efektet e rritjes së rasteve me COVID-19 në vend. Pas vendimit të Francës për të paralajmëruar shtetasit e saj për të mos udhëtuar në shtetin fqinj, bizneset në zonat turistike frikësohen se do të humbasin sezonin veror.

“Po, ne jemi prekur 100% për këtë arsye, sepse në gusht puna jonë varet 100% tek turizmi ndërkombëtar” u shpreh Alejandro Valcarcel, drejtor i kurseve të sërfit.

“Kjo nënkupton mbyllje. Sepse nëse turizmi vazhdon të bjerë për një kohë të gjatë dhe nuk rimëkëmbet pak, atëherë e vërteta është që ne nuk mund të vazhdojmë me”, tha Nieves Blanco, pronari i një bari në Spanjë.

Edhe Gjermania po konsideron të shpallë Spanjën një zonë rreziku, duke detyruar turistët gjermanë të kryejnë testet e COVID-19 kur kthehen në shtëpi, për të shmangur karantinën.

Portugalia

Spanja nuk është i vetmi shtet i cili është prekur nga kthimii kufizimeve. Portugalia është gjithashtu përsëri në qendër të vëmendjes, për shkak të një rritjeje me rastet e variantit Delta. Nga e shtuna, një test negativ COVID-19 ose certifikatë vaksinimi do të kërkohet për të hyrë në hotele dhe vendet  turistike.

Britania e Madhe

Ndërkohë, Britania e Madhe ka hapur derën për t’i dhënë frymëmarrje turizmit veror, duke lehtësuar banorët pasi nuk do të kalojnë karantinë gjatë kthimit të tyre nga pushimet. Nga 19 korrik, pushuesit plotësisht të vaksinuar mund të kthehen lirisht në Angli, sigurisht nëse kthehen nga vende të cilësuara pa rrezik nga COVID-19.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026