Amerika në kundërsulm, Biden paralajmëron përgjigje me të njëjtën monedhë për sulmet kibernetike
Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se Uashingtoni mund të ashpërsojë reagimin e tij ndaj sulmeve kibernetike në dëm të infrastrukturës së Shteteve të Bashkuara, duke sulmuar serverët e hapësirës kibernetike prej nga vijnë këto agresione.
“Po”, u përgjigj ai për gazetarët, kur u pyet se cila do të ishte përgjigjja e duhur ndaj sulmeve të tilla.
Biden tha gjithashtu se pret njëfarë bashkëpunimi nga Moska, kur një komision i përbashkët ruso-amerikan për çështjet kibernetike do të takohet muajin e ardhshëm.
Biden foli për gazetarët teksa po ngjitej në bordin e “Air Force One” për të shkuar në shtëpinë e tij në Delauer.
Më herët gjatë së premtes, Biden tha se i kishte bërë presion homologut rus Putin që të vepronte kundër grupeve që kryejnë sulme të tilla, me qëllim zhvatjen.
Lloji i ri i agresioneve kibernetike, me hakerat që marrin peng të dhënat në këmbim të një pagese, po kthehet në një pengesë për bizneset që veprojnë në mbarë botën.
Kriminelët e kanë përdorur atë për të paralizuar mijëra organizata amerikane.
Shumica e bandave që veprojnë në këtë fushë thuhet nga autoritetet amerikane se veprojnë në Rusi, me dijeninë, në mos konsensusin e qeverisë vendase.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta