Franca zhvillon negociata me Rusinë për emërtimin e pijes së famshme
Franca po kërkon negociata të vazhdueshme me Rusinë, si mënyra më e mirë për të zgjidhur përplasjen mbi shampanjën.
Deklarata është bërë nga ministri francez i Tregtisë, pak ditë pasi Rusia miratoi një ligj që u kërkon prodhuesve francezë të vendosin përshkrimin “verë e gazuar” në etiketën e pasme të shishes.
“Jemi duke përfunduar analizën e ligjit rus, por duket se ky nuk është një problem vetëm për shampanjën, por edhe për përcaktime të tjera gjeografike siç është konjaku. Ne mendojmë se shtegu i negociatave është më i miri për të zgjidhur problemin për këto përcaktime gjeografike”, tha ministri Franck Riester
Ndryshe, shampanja vendase ruse, e njohur si “shampanskoje”, nuk do të duhet të vendosë një term të tillë në etiketë.
Ministri i Agrikulturës, Julien Denormandie tha se qëndrimi i Francës lidhur me çështjen është i qartë: Shampanja është franceze dhe vjen nga rajoni me të njëjtin emër.
“Nuk është më e mundur të përdorim fjalën “shampanjë” kur shesim shishet tona në Rusi. Qëndrimi i qeverisë lidhur me këtë çështje është shumë i qartë: shampanja është franceze dhe vjen nga rajoni i Shampanjës”, tha ai.
Emri “Shampanjë” gëzon një status që është i mbrojtur në mbi 120 vende të botës. Qeveria franceze ka deklaruar se do të kërkojë ta zgjidhë çështjen në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta