Papa Françesku bën daljen e tij të parë publike pas operacionit
11 Korrik 2021 |
20:54
Papa Françesku ka bërë daljen e tij të parë publike që pas operacionit në zorrën e trashë.
84-vjeçari iu drejtua një turme dashamirësish nga ballkoni i poliklinikës Gemelli në Romë, ku shprehu mbështetjen e tij për shërbimin e shëndetit publik në gjithë botën.
“Në këto ditë kur jam shtruar në spital kam kuptuar sa i rëndësishëm është kujdesi i mirë shëndetësor, i prekshëm për të gjithë,” – tha Papa.
Thirrjen e tij për t’u kujdesur që shërbimi shëndetësor të jetë falas Papa Françesku e bëri pikërisht ditën e diel, atëherë kur shfaqet normalisht në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
Ky është trajtimi i parë mjekësor i bërë publik nga Selia e Shenjtë për Papën, që kur ai u zgjodh në këtë detyrë në vitin 2013.
LEXONI GJITHASHTU:
- Papa Françesk në gjendje të stabilizuar pas operacionit
- Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut
Lajme të Sugjeruara
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta