Shtim i rasteve me variantin Delta në Francë, Presidenti Macron pritet të njoftojë masa të reja kufizuese

12 Korrik 2021 | 12:32

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të mbajë një fjalim të hënën, ndërsa frika në vend për një valë të re të coronavirusit është shtuar nga varianti i ri Delta, një version më ngjitës i COVID-19.

Ky variant i ri, i cili u identifikua për herë të parë në Indi, tani është virusi më i shpeshtë që ka infektuar rastet e reja të identifikuara në Francë.

“Bazuar në statistikat e fundit, mendojmë se po futemi në një valë të re epidemike”, tha ministri francez i shëndetësisë Oliver Veran.

Sipas autoritetete të shëndetësisë, numri i të sëmurëve me COVID-19 të shtruar në spital ka një prirje rënëse, por rastet e reja po shtohen dita-ditës. Të dielën, Franca raportoi 4,256 raste të reja, krahasuar me javën e kaluar, kur rastet shënonin 2,549.

“Rastet e reja mund të arrijnë në mbi 20,000 në fillim të gushtit në rast se ne nuk ndërmarrim menjëherë masa”, paralajmëroi ministri Veran.

Si pasojë, kreu i vendit pritet të njoftojë masa të reja, vetëm pak ditë pas lehtësimit të tyre. Klubet e natës u rihapën në të gjithë vendin të premten, për herë të parë në 16 muaj, një nga hapat më të mëdha drejt rikthimin në normalitet pas pandemisë.

Sipas mediave franceze, disa nga masat që do të njoftohen nga presidenti Macron mund të përfshijnë ndryshime në numrit e lejuar në vende publike, rikthimi i maskave në mjediset e jashtme, si dhe kufizime të reja në lidhje me lëvizjet hyrëse apo dalëse në Francë.

 

Lexoni gjithashtu:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026