Zhytësit në Dubai eksplorojnë pishinën më të thellë të botës

12 Korrik 2021 | 13:20

Në pishinën më të thellë të botës në Dubai, ndodhet “një qytet” i cili eksplorohet nga zhytësit.

Në thellësinë 60 metra në strukturën e quajtur “Deep Dive Dubai”, zhytësit notojnë rreth një biblioteke dhe një apartamenti nënujor, madje aty gjendet dhe një studio filmi.

Pishina është e vlerësuar edhe nga rekordet “Guinness” si më e thella për zhytje. “Deep Dive Dubai” është e mbushur me 14 milionë litra ujë, vëllimi i gjashtë pishinave me madhësi olimpike dhe është të paktën katër herë më e madhe se çdo pishinë tjetër në botë.

Temperatura e ujit mbahet në 30 gradë celsius, një temperaturë normale për t’u zhytur thjesht me rroba banje.

Rreth 56 kamera janë instaluar për të garantuar sigurinë e zhytësve në çdo cep. Pishina ka gjithashtu dhomën hiperbarike (ku bëhet përdorimi mjekësor i oksigjenit) më të përparuar të rajonit, me një kapacitet prej 12 personash në rast emergjence.

“Deep Dive Dubai” ofron kurse si për fillestarët ashtu edhe për zhytësit e certifikuar.

Pishina aktualisht funksionon vetëm mbi një bazë ftesash, dhe prenotimesh publike që nisin në fund të korrikut.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026