Protesta të mëdha në Kubë kundër qeverisë së Miguel Diaz-Canel
Mijëra kubanë zunë rrugët nga Havana në Santiago këtë të dielë për të protestuar kundër qeverisë së udhëhequr nga regjimi komunist.
Protestat shpërthyen gjatë krizës më të rëndë ekonomike që po kalon ishulli në Karaibe, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, një aleat i hershëm i tyre. Qytetarët po ngrenë zërin për mungesë të mallrave bazë, mangësi të lirive themelore si dhe kundër mënyrës se si autoritetet kanë menaxhuar pandeminë në tërësi.
Demostruesit bënë thirrje për liri dhe dorëheqje të presidentit Miguel Diaz-Canel.
Blindat e forcave speciale me mitralozë dhe gaz lotsjellës zbarkuan në të gjithë kryeqytetin, ndërkohë që prezenca e policisë është rënduar në të gjithë vendin.
“Po kalojmë kohë shumë të vështirë,” tha Miranda Lazara 53, mësuese kërcimi. “Kemi nevojë për një ndryshim të sistemit”.
Diaz-Canel, i cili drejton Partinë Komuniste, drejtoi gishtin për nga armiku i vjetër i Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara, duke i fajësuar për këto kryengritje pasi në vitet e fundit embargo-ja tregtare ndaj këtij ishulli, është ngushtuar gjithnjë e më shumë.
Ai gjithashtu shtoi se shumë protestues ishin të sinqertë por se ishin manipuluar nga fushata në rrjete sociale të orkestruara nga SHBA dhe “mercenarët” e tyre në terren. Diaz-Canel paralajmërojë që “provokime” të tjera nuk do të tolerohen, duke i kërkuar mbështetësve të tij të përballen me këto “provokime”.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta