Zgjedhjet e parakohshme në Moldavi, partia pro-reformave pretendon fitoren
Një parti pro-reformave e që kërkon lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian duket se ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Moldavi.
Zgjedhjet e parakohshme u thirrën nga presidentja e qendrës së djathtë Maia Sandu e cila shpreson të marrë Parlamentin me qëllim mbështetjen e reformave.
Ndërkohë, lideri i Partisë për Veprim dhe Solidaritet, Igor Grosu, ka shpallur fitoren.
“Në vija të përgjithshme, qytetarët dolën dhe votuan me shpresën për një të nesërme më të mirë, për një të ardhme më të mirë”, u shpreh Igor Grosu.
Kundërshtarët kryesorë të kësaj partie, koalicioni i socialistëve dhe komunistëve drejtuar nga ish-presidenti i mbështetur nga Kremlini Igor Dodon, vazhdojnë të kenë pretendime mbi fitoren e tyre.
“Pas llogarive tona dhe provave të brendshme ne kemi rezultate që përputhen. Blloku komunist dhe socialist do të ketë një rezultat shumë të mirë”, u shpreh Igor Dodon.
Presidentja Sandu, ish-kryeministre që nxiti reformat, ka premtuar se do të pastrojë vendin nga korrupsioni, do luftojë varfërinë dhe forcojë lidhjet me BE-në.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta