Trupa e baletit të teatrit “La Scala’ në Itali jep shfaqje në ambient të hapur
Trupa e baletit të “La Scala” ka vendosur të dalë nga ambientet e teatrit prestigjioz, duke dhuruar një shfaqje në ambient të hapur për qytetarët. Eventi i mbajtur në qytetin e Milanos, në Itali, ka rezultuar një sukses pas mbylljes së gjatë për shkak të pandemisë.
Eventi u mbajt te Bagni Misteriosi në Milano, një pishinë historike e qytetit italian. Shfaqja ishte një homazh për kompozitorin argjentinas Astor Piazzolla, që revolucionarizoi tangon duke e ndërthurur me elementë të muzikës xhaz të viteve ’70 dhe ’80.
Qytetarët u shprehën të kënaqur me këtë nismë të “Las Scala”.
“Më pëlqeu shumë kjo nismë e teatrit La Scala. Mendoj se është shumë interesante sepse u jep njerëzve si unë, që nuk kanë një biletë sezonale, shansin për të ndjekur një performancë kaq prestigjioze”, u shpreh një zonjë.
Pas krizës së pandemisë që e largoi publikun nga eventet kulturore, kjo shfaqje në ambient të hapur rezultoi një sukses.
“Patëm këtë ide bashkë me disa miq që punojnë në “La Scala” për ta nxjerrë shfaqjen jashtë teatrit. Menduam se pas krizës së pandemisë ishte e nevojshme të ishim sërish në kontakt me publikun, jo vetëm me atë që jeton në qendër, por edhe me atë nga periferia”, u shpreh Dominnique Meyer, mbikëqyrës i “La Scala”.
Më 14 korrik, koncertet do të mbyllen me një ditë të hapur në teatër, që do të përmbajë një program me muzikën e Verdit, Rossinit dhe Puccinit.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta